Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Nëntor 2018, 22:10

'Është nervi grek', Renato Mekolli sqaron sjelljen ndaj konkurrentëve në 'Hell’s Kitchen'

Renato Mekolli që pas fillimit të spektaklit "Hell’s Kitchen" është kthyer në një nga personazhet më të komentuara në media. Ai ka tërhequr shumë vëmendjen me sjelljen e tij agresive dhe presionin e vazhdueshëm që bën tek konkurrentët.

Ditën e sotme, Renato ka qenë i ftuar në emisionin "Ftesë në 5", ku përveç librit të tij të ri '50 shijet e pastas’ , ka folur pak dhe për sjelljen e tij në program. Siç ka rrëfyer dhe vetë shefi i njohur, nervat  i ka trashëguar pak nga Greqia ku dhe ka punuar prej vitesh.

“Je kaq i vogël, i imët dhe elegant dhe them nga del gjithë ai zë?” – e pyet moderatorja e “Ftesë në 5”

“Nga nervi moj, që nuk marr kile” – u përgjigj Renato Mekolli.

“Nga e ke trashëguar gjithë këtë nerv, shqiptar është apo është grek ?” –e pyet Bieta.

“Po grek duhet të jetë. Pastaj edhe ne jemi shumë keq, nervat e shqipëtarëve janë o Zot na ruaj” – tha duke qeshur shefi i kuzhinës Renato Mekolli.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Nga pra, ngaaaa... kjo është pyetja @renatomekolli ð?¤£ð?¤£ð?¤£ð?¤£ð?¤£ #Ftesënëð??ð?¼ @bietasulo @topchannelalbania #TopChannel

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on