Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Nëntor 2018, 22:10

Morena çmendi rrjetin me videon pa rroba, miliarderi iranian merr vendimin e papritur

Modelja dhe këngëtarja e njohur Morena Taraku prej muajsh është komentuar në media për shkak të lidhjes dhe ndarjes nga miliarderi iranian Sasha Sobah. Ndarja e tyre nuk ishte aspak paqësore, pasi dyshja akuzoi dhe sulmoi njëri-tjetrin nëpërmjet postimeve në Instagram.

Mirëpo siç duket Morenës nuk i del e keqja me miliarderin. Ditën e  sotme ajo ka publikuar një video super seksi ku shfaqet me të brendshme. Në përshkrim të videos ajo ka shkruar: ."Kur e dashura e tij mundohet të jetë seksi dhe ti shfaqesh në Instagram që ta motivosh".

Fansat kanë reaguar menjëherë dhe i kanë vënë në dukje Morenës që këtë kunj e ka për ish të dashurin. Ndërkohë që vetë Sasha ka reaguar duke e mbyllur përfundimisht Instagramin.