Modelja super seksi Oriola Marashi është një ndër më të kërkuarat në Shqipëri. Ajo ndonëse prej kohësh nuk është shumë aktive në rrjetet sociale, sa herë që poston një foto gjithmonë komentohet për format bombastike.

Ditën e sotme, ajo ka arritur të tërheq përsëri vëmendje teksa ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me disa të brendshme me rripa dhe e mbuluar me tyle. Pranë saj modelja ka treguar se shumë shpejt do të sjellë projektin e saj muzikor, duke e cilësuar atë si fëmijën e saj.

"Unë kam një të dashur që quhet muzikë dhe së shpejti do bëhemi me fëmijë", shkruan Oriola krah fotos. Kujtojmë që Oriola është pjesë e labelit OTR dhe projekti i saj i parë muzikor mezi po pritet nga fansat.






