Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Nëntor 2018, 21:09

Nuk do ta njihni, Enca bën ndryshimin drastik në pamje dhe të gjithë mbetën gojë hapur

Këngëtarja e njohur Enca është padyshim një ndër personazhet më të komentuar në media ditët e fundit. Pak ditë më parë ajo bëri bujë në të gjitha portalet pas deklaratës ku sqaroi më në fund sherrin me reperin e njohur Noizy.

Shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, Enca herë pas here provokon fansat me fotot seksi, por edhe me ndryshimet e shumta në pamje.

Së fundmi ajo I ka lënë pa fjalë të gjithë teksa nëpërmjet disa postimeve në ‘Instastory’ ka reaguar se ka bërë një ndryshim të madh në pamje. Këngëtarja ka lyer flokët bjonde dhe nëpërmjet fotove ka pyetur fansat nëse e pëlqejnë apo jo look un e ri.