Ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon spektakli i njohur "The Voice Kids" nuk do të prezantohet nga moderatori i njohur Ledion Liço. Në një lajmërim të fundit, Ledioni ka treguar se këtë sezon spektakli i talenteve të reja do të prezantohet nga moderatorja e “Pop Culture”, Dojna Mema.

Ai ka rrëfyer se në ‘The Voice Kids’ i cili prej muajsh ka hapur audicionet dhe që do të fillojë shumë shpejt, do të jetë drejtor ekzekutiv.

“Në janar nis sezoni i ri i ‘The Voice Kids’ në Top Channel. Si gjysëm shaka vitin që kaloi thashë që nuk do ta bëj më këtë eksperiencë sfilitëse emocionale, pas tetë vitesh si prezantues, tre prej të cilave si producent ekzekutiv. Shakaja është gjysma e së vërtetës dhe mesa duket është koha t’i hap rrugë një vizioni të ri dhe një brezi të ri. Jam krenar për stafin që ka punuar me mua e që do të vazhdojë ecjen përpara programit, te cilit i uroj shumë fat”, – shprehet Liço.





