Einxhel Shkira është një nga moderatoret e njohura shqiptare, e cila është komentuar gjatë nga mediat për pamjen dhe format provokuese. Siç ka lajmëruar vetë ajo shumë shpejt pritet që të sjellë një projekt të ri televiziv me shoqen e saj Anna Lika.

Einxheli është një nga personazhet më të ndjekur në rrjete sociale dhe së fundmi fansat e saj e kanë nxjerr zbuluar moderatorin, duke i zbuluar lidhjen. Ndonëse të gjithë mendonin se ajo ishte beqare, një nga fansat i ka thënë se e ka parë nën shoqërinë e një mashkulli.

"Të kam parë para 2 ditësh të shoqëruar. U zhgënjeva shumë sepse gjithmonë ke thënë jam single. Nëse je aq e sinqertë me ndjekësit sa pretendon ti, pse se pranon atëherë që je e lidhur?- i shkruan ndjekësit të cilit ajo ja ktheu: "Si fillim s'e kuptoj pse të zhgënjen kjo gjë. A thua se të kam premtuar që s'do të ndodhë kurrë? Ti ai/ajo kushdo qofsh, mos kujto se më vë në sedër sepse të mos jesh e sinqertë do të thotë të gënjesh dhe ka shumë ndryshim nga të qenurit diskrete për jetën private. S'mundem, s'dua dhe s'kam pse raportoj deri në detaje ndjekësave të mi. Ma bëj hallall.






