Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Nëntor 2018, 12:12

Dje u kap mat nën shoqërinë e Ledrit, por shihni ç’thotë sot Skivi për reperin

Ditën e djeshme u shpërnda me shpejtësi një foto ku dy reperat e njohur, Ledri Vula dhe Skivi, shiheshin nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një kafe. Kjo foto u komentua gjatë dhe u përfol se dyshja i kishte dhënë fund armiqësisë dhe ishin gati të sillnin bashkëpunimin e tyre, duke rikthyer kështu grupin e famshëm ‘Skillz’.

Mirëpo i kontaktuar nga ‘Express’ Skivi ka folur rreth këtij takimi ku ka treguar se gjithçka ka qenë rastësore.

“Po, është e vërtetë që pati mes nesh një takim, ndodhi spontanisht, dhe nuk na e mori mendja se do të bëhej aq e madhe në media”, tha ai.

Ndërsa për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre, Skivi nuk ka dashur të zbulojë asgjë, por për të gjithçka mund të ndodhë.

“Për këtë pjesë, mbase mund të përgjigjemi më vonë, por gjithçka mund të ndodhë”, theksoi Skivi.