Ndonëse është e re në tregun muzikor, këngëtarja shqiptare Loredana me dy këngët e saj të para është duke korrur një sukses të jashtëzakonshëm në Gjermani. Ajo ka arritur të nominohet për një nga çmimet më të rëndësishme në Gjermani në "BEST HIP HOP ACT".

Përveç se është shqiptarja e parë që arrin të nominohet për një çmim të tillë, Loredana është edhe femra e vetme në këtë kategori.

“E emocionuar, reperja shqiptare ka shpërndarë lajmin në profiling e saj në Instagram ku ka shkruar: “Përshëndetje njerëz. Përveç faktit që jam nominuar këtu, unë ju kam një borxh. Ndoshta ju nuk e shihni si mirënjohje dhe ndoshta ju mendoni se kjo është shumë e natyrshme për mua. Unë jam e vetëdijshme se muzika e mirë shpërblehet por mbështetjagjigante nuk është gjithmonë aty si ju që keni qenë me mua deri më sot. Jam mirënjohëse për secilin prej jush, për të gjithë ata që qëndrojnë zgjuar deri vonë për t’i dëgjuar këngët e mija. Nuk më intereson kush e merr vendin e parë, unë përpiqem të jap më të mirën time. Shpresoj që të paktën në të ardhmen unë mund t’ju shpërblej me muzikë të mirë. Unë jam nominuar në BEST HIP HOP ACT’, shkroi ajo.





