Renato Mekolli është padyshim një ndër personazhet më të komentuar të momentit i cili me sjelljen e tij agresive në emisionin "Hell’s Kitchen" ka arritur të tërheq vëmendjen e të gjithëve dhe të përflitet gjatë.

Së fundmi shefi i njohur ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb”, ku është pyetur nga ana e moderatores Aulona Musta se nëse është penduar ndopak për sjelljet e tij kundër konkurrentëve.

Në momentin që do fliste moderatorja Fatma i ka thyer një gotë duke bërtitur “Qimeee”, për ta vendosur shefin në të njëjtën pozitë me konkurrentet. Mirëpo ai ka habitur, teksa ka nisur të qesh dhe ka thënë: “Po mos i thyej tani se janë me lekë”.






