Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Nëntor 2018, 10:10

E pabesueshme: Është vetëm 14-vjeç, por vajza e këngëtares shqiptare boton librin e 2-të

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare e cila prej kohësh është pjesë e jurisë në spektaklin "Kënga Magjike", ku dhe zgjedh artistët e rinjë që do të bëhen pjesë në finale e madhe. Bëhet fjalë për Manjola Nallbanin e cila gjithmonë është kujdesur që jetën e saj personal eta mbajë larg vëmendjes së publikut.

Megjithatë ajo gjithmonë e ka reaguar se dy vajzat e saj janë gjëja më e rëndësishme në jetë. Së fundmi, këngëtarja nëpërmjet një postimi ka treguar se është shumë krenare për vajzën e saj të vogël, Sindin e cila ka publikuar librin e saj të dytë në moshën 14 vjeçare.

“Ky është libri më i çmuar për mua se është shkruar nga jeta ime Sindushi. Jam e lumtur dhe krenare që në moshën 14-vjeçare, ajo jo vetëm shkruan librin e dytë, por edhe për faktin që nuk trajton një temë të zakonshme dashurie po lidhjen mes një vajze të bardhë dhe një djali me ngjyrë. Libri është dashuria ime e madhe dhe shkrimtarët e vërtetë, nga njerëzit që admiroj më shumë! Ndihem shumë e lumtur që ti ke këtë pasion për librin , që sot të jep ty vlera mendore dhe njerëzore e në të ardhmen ti do ja transmetosh lexuesve të tu! Të uroj suksese shpirti, thesari im e u bëfsh shkrimtare e madhe”, – ka shkruar Manjola.