Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Nëntor 2018, 10:10

Jo vetëm Klaudia Pepën, zbulohet super surpriza që Ardit Gjebrea do të sjell në 'Kënga Magjike'

Pak javë më parë, moderator i njohur Ardit Gjebrea lajmëroi që së bashku me të dhe Bora Zemanin,  spektaklin "Kënga Magjike" do ta prezantonte dhe balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa.

Kjo surprizë u prit mjaft mirë nga fansat, të cilët mezi presin për tre netët magjike të këtij spektakli. Mirëpo siç duket Klaudia nuk do të jetë surpriza e vetme e Gjebreas. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ Arditi ka treguar për të gjithë që ka bërë bashkë dy prej emrave më të mëdha të muzikës shqiptare, Alfred Kaçinarin dhe Pirro Çakon.

Nuk dihet nëse të tre do të vinë në një bashkëpunim, apo Pirro me Kacinarin janë duke punuar për këngën më të re të Ardit Gjebreas.

“Bashkë për 20 vjetor”, ka shkruar Arditi pranë videos ku shfaqen të tre në një studio muzikore.