Ditën e djeshme në emisionin "Rudina" ka qenë e ftuar gazetarja e njohur Kozeta Kurti, e cila ka treguar më shumë rreth veprës "At Sergi" që ka ngjitur në skenën e Art Tribunës. Mirëpo përpara se të ulej, Kozeta i është drejtuar kamerave dhe ka sqaruar një herë e mirë deklaratën që ajo ka bërë disa kohë më parë ku në media u tha se ishte kunjë për Rudina Magjistarin.

"Dy vjet më parë kur jam pyetur se cili është programi i ëndrrave të tua, kam thënë 'Një program cilido qoftë ai por që të mos mbajë emrin tim sepse do më dukej si një përpjekje për të krijuar vëmendje'. Të nesërmen prodhuan lajme 'Kozeta kunjë me Rudina Magjistarin'. Kështu që Rudina ma ka falur kunjën", tha Kozeta.

"Programi e merr emrin vetë. Nuk është fare kunjë. Ti mund të mos e quash programin me emrin tënd, por nëse është i suksesshëm, shumë popullor të gjithë do thonë 'Do shkoj tek Kozeta', u shpreh Rudina.





