Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Nëntor 2018, 09:09

8 vite pas sherrit, Ledri dhe Skivi pajtohen dhe kjo foto i nxjerr zbuluar

Ledri Vula dhe reperi Skivi hapat e par të karrierës i  kanë hedhur me grupin shumë të njohur vite më parë "Skillz". Këngët e tyre si "Miliona", "VIP" etj u kthyen në hite dhe dëgjoheshin me të gjithë. Mirëpo pas sherrit të Ledrit me ‘Babastars’ dy djemtë e prishën grupin dhe secili vazhdoi në një karrierë solo.

8 vite më pas, më në fund dy djemtë janë pajtuar. Sipas një fotoje të siguruar nga ‘Prive’, dyshja është parë duke biseduar në një lokal dhe ka mjaftuar kjo që të gjithë të aludojnë se dy reperat shumë shpejt do të sjellin një tjetër bashkëpunim.

Madje në rrjetet sociale Skivi ka filluar të ndjekë Ledrin dhe Faton Shoshin, gjë që i ka ngritur edhe më shumë dyshimet e fansave që mezi presin një ribashkim të Skillz.