Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Nëntor 2018, 09:09

Ermal Mamaqi kap mat Luanën në restorant, zbulon me kë po darkonte moderatorja

Mbrëmjen e djeshme nëpërmjet një postimi, moderator Ermal Mamaqi tregoi se ishte duke darkuar në një restorant së bashku me këngëtaren Adelina Tahiri dhe bashkëshortin e saj. Po në të njëjtin restorant ishte edhe moderatorja Luana Vjollca, të cilën Ermali nëpërmjet një videoje e kapi mat.

Ai e ka filmuar moderatoren teksa ajo ka qenë duke darkuar dhe kur Luana ka parë Ermalin ka shpërthyer në të qeshura. Më pas me humor ka zbuluar se ajo po hante sushi, ndërkohë që njerëzit s’kanë bukë të hanë.

Por ndërkohë që të gjithë ishin kurioz të zbulonin  se me kë po darkonte moderatorja, Ermali e drejton kamerën dhe zbulon se ajo ishte me kushërirën e saj Evi Reçi.