Pak javë në parë ish Missi i njohur shqiptar, Almeda Abazi ka dhënë lajmin e bukur se është në pritje të fëmijës së pare. Ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe çdo postimi saj është komentuar në media.

Së fundmi bukuroshja shqiptare ka publikuar në rrjetet sociale disa ushqime dhe i ka cilësuar ato si ushqime kosovare, mirëpo shumë nga ndjekësit janë acaruar dhe e kanë sharë modelen teksa i kanë sqaruar se ato janë ushqime serbe.

Almeda ka reaguar në mënyrë të menjëhershme duke fshirë të gjitha postimet dhe duke i kërkuar falje publikisht fansave.

"Nuk e dija që janë serbe, më falni, qetësohuni ju lutem", shkruan Almeda.





