Disa javë më parë, Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani bënë publik lajmin se janë në një lidhje dashurie prej më shumë se 2 vitesh. Që prej asaj kohe ata janë komentuar gjatë në media dhe janë kthyer në një nga çiftet më të dashura për publikun.

E ftuar së fundmi në "Sevenbizz", Fatma ka treguar për udhëtimet e shumta që ka bërë me Alfion, po njëri ndër tyre nuk ka shkuar ashtu siç duhet. Bëhet fjalë për udhëtimin që ata bënë në Tajland ku siç rrëfeu moderatorja përfunduan në komisariat.

"Kur ishim në Tajlandë për pak fare ishim në komisariat, ka qenë një moment që jam tmerruar shumë. Ne përdornim motorr dhe nuk kisha skafandër dhe atje ishte shumë problem. Unë nuk i kam qejf fare motorrat, thashë nuk po e vendos. Si shqiptarët që i kemi qejf këto gjëra. Aty morëm një gjobë, fillova të aktroj sepse aty flasin një lloj anglishteje që unë nuk e kuptoj kurrë. Duhet të shkonim në komisariat, të rrinim 14 ditë etj. Ka qenë historia më e tmerrshme. Nuk dua të rikthehem më kurrë në Tajlandë", u shpreh Fatma.





