Nga Shqipëria / E Martë 13 Nëntor 2018, 18:06

'Nuk kam qenë e lidhur por nuk jam e virgjër', Enca flet për jetën private

Këngëtarja e njohur Enca ka qenë mbrëmjen e  djeshme e ftuar në emisionin "NIN" ku përveç karrierës së saj ka folur dhe ka treguar diçka më shumë për jetën private. Këngëtarja është bërë pjesë e lojës Haje ose thuaje, ku duhet ti përgjigjej pyetjeve provokuese të moderatorit ose të hante diçka të shpifur.

Teksa është kërkuar që të tregojë emrin e të dashurit të saj të parë, Enca është betuar para të gjithëve se nuk ka pasur asnjëherë të dashur, por kjo s’do të thotë se është e virgjër.

"Do ta them shumë seriozisht, po të betohem në Zot nuk kam pasur asnjëherë të dashur. Kurrë nuk kam qenë në një lidhje. Por kjo s'do të thotë që kurrë nuk kam puthur, që s'kam pasur njerëz që i kam simpatizuar, që s'kam dal. Pa merak as e virgjër s'jam. Thjesht nuk kam pasur. Kurrë nuk kam qenë në një lidhje serioze", u shpreh Enca duke shtuar se muzika nuk i lë kohë.