U bë gati një muaj që reperi i njohur Stesi është në burg për shkak se u arrestua në një hotel në Linzë ku ju gjetën një sasi kokaine dhe armë pa leje. Prindërit e tij, por edhe e fejuara kanë treguar se Stresi është i pafajshëm dhe se besojnë se shumë shpejt do të dal i lirë.

Kejsi ka qenë shumë aktive kohët e fundit në rrjetet sociale ku nëpërmjet fotove dhe videove ka shprehur dashurinë e madhe dhe mbështetjen për të fejuarin e saj, ndonëse u përfol se ai e tradhëtoi.

Pak më parë ajo ka publikuar një video në të cilën shihet mbesa e vogël e Stresit e cila puth në ekran reperin, teksa ai shihet duke kënduar.

Ky moment e ka emocionuar pa masë Kejsin, e cila e ka shoqëruar videon me disa emoji të qarash duke treguar se është prekur dhe se Stresi i mungon shumë.






