Nga Shqipëria / E Martë 13 Nëntor 2018, 17:05

Me foton më të ëmbël, Elita Rudi flet më në fund për ndjesitë e para të shtatzënisë

Këngëtari i njohur Gjiko dhe partnerja e tij Elita Rudi pak ditë më parë pranuan publikisht se janë në pritje të një fëmije. Në klipin e fundit të Gjikos “Distanca” në fund të klipit shfaqej Gjiko duke mbajtur barkun e rrumbullakosur të moderatores.

Siç duket ata nuk e fshehin më lajmin e bukur dhe pak më parë kanë folur për herë të parë për bebin që pritet të vijë në jetë. Ka qenë Elita e para që ka publikuar për herë të parë një foto, ku shfaqet me barkun e  rrumbullakosur dhe pranë saj ka shkruar: “Më pëlqen të jem shtatzënë”.

Më vonë Gjiko ka publikuar një foto ku shihet i përqafuar me Elitën dhe në dorë shihet që mbajnë ekon e parë të shtatzënisë.

“Jemi shtatzënë , ka shkruar Gjiko pranë fotos ku siç ka treguar dhe Elita në komente kjo foto është shkrepur ditën e parë që mësuan lajmin e bukur.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

We are pregnant ð?¤¤â¤ï¸ gaga gugu ð??¶ð?»...

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on