Nga Shqipëria / E Martë 13 Nëntor 2018, 16:04

Pak muaj pas lindjes së djalit, Adelina Tahiri flet për shtatzëninë e dytë

Në muajin gusht, këngëtarja shumë e dashur për publikun Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë të një djali që e pagëzoi me emrin e veçantë Jon. Ajo ka qenë mjaft aktive këto kohë në rrjetet sociale dhe vazhdimisht tregon se po e shijon shumë mëmësin.

Por së fundmi në një video live këngëtarja ka habitur teksa ka rrëfyer se shumë shpejt ajo dhe bashkëshorti, Serjoza do të nisin punën për një shtatzëni të dytë.

Gjithsesi edhe pse ka shumë dëshir që të bëhet sërish nënë, Adelina rrëfeu se do pak kohë për tu përgatitur dhe për të rritur djalin e parë Jon.