Dy fituesit e edicionit të fundit të "Big Brother", Fotini dhe Danjeli janë një nga çiftet që kanë rezistuar më gjatë pas përfundimit të lojës në realiti shown e njohur. Ata prej muajsh bashkëjetojnë, mirëpo nuk janë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Fotini ka postuar disa foto së fundmi ku shfaqet e vetme. Kjo gjë ka ngritur aludimet e shumta që ish banorja është ndarë nga Danjeli pasi prej shumë kohësh ai nuk është parë pranë saj.

Mirëpo në një lidhje live në ‘Instagram’, Fotini ka hedhur poshtë gjithë aludimet për një ndarje duke rrëfyer se Danjeli ka disa kohë që është larguar nga Shqipëria.

Ndërsa për unazën e fejesës, ajo ka rrëfyer për fansat se nuk e mbanë për shkak të kileve të shumta që ka marrë pasi i janë ënjtur gishtat.





