Nga Shqipëria / E Martë 13 Nëntor 2018, 16:04

Dikur ishin zënë për shkak të Krenarit, por ja se ç’thotë sot Luana për Getoarin

Një vit më parë në media qarkulloi lajmi se moderatorja e njohur Luana Vjollca nuk kishte një marrëdhënie të mirë me kunatin e saj Getoar Selimi, për shkak të lidhjes së saj me Krenarin. Mirëpo një gjë e tillë u hodh poshtë nga ana e Getit, i cili shpërndau publikisht këngën e këngëtares 'Benzina'.

Mirëpo të gjithë janë kurioz të dinë se si është sot marrëdhënia mes Luanës dhe Getoarit. Së fundmi në emisionin "Shiko kush luan", Luana ka pyetur reperin Fero se cili është reperi më i mirë shqiptar dhe ai është përgjigjur Getoari.

“Dihet dihet”, ka thënë Luana duke treguar kështu se ka një raport shumë të mirë me kunatin e saj.