Këngëtari i njohur Robert Berisha prej kohësh është i pranishëm në Shqipëri ku dhe së bashku me moderatoren Lejla janë pjesë e spektaklit "Dance with me" ku çdo të hënë komentohet për performancat e shumta.

Mirëpo siç dihet ai ka lënë familjen tij në Kosovë dhe i takon ata vetëm në fundjava. Për këtë arsye këngëtarin e merr shumë malli sidomos për të bijën Renee.

Së fundmi teksa është pyetur për të bijën në emisionin "SevenBizz", Roberti është përlotur në skenë dhe ka treguar se i mungon jashtëzakonisht shumë.

“E kam shumë të vështirë. Sidomos për Rennen. Ajo ka moshën që di të flasë dhe më thërret. Më mungon shumë, por nuk kam çfarë të bëj”,-u shpreh Roberti. Megjithatë çdo fundjavë këngëtari pranon se shkon ta vizitojë familjen dhe mundohet të mbushë kohën e humbur gjatë javës, deri në përfundim të spektaklit të kërcimit.





