Nga Shqipëria / E Martë 13 Nëntor 2018, 15:03

E propozojnë për martesë para turmës, këngëtarja shqiptare bën refuzimin e paparë

Së fundmi këngëtarja shqiptare e hitit "One Kiss", Dua Lipa ka qenë pjesë e ndarjes së çmimeve NRG Music Award në Kanë. Ajo ka shkëlqyer me paraqitjen e saj, mirëpo diçka e papritur i ka ndodhur teksa ka qenë dukë hyrë në ndërtesë.

Dua ka qenë duke parakaluar në tapetin e kuq kur një nga fansat e ka ndaluar dhe e ka filmuar atë dhe veten. Në një moment ai e ka pyetur këngëtaren se nëse dëshiron të martohen bashkë, dhe nga xhepi nxjerr një unazë.

Mirëpo reagimi i këngëtares është bërë viral në internet. Ajo ka nisur të qesh dhe e ka refuzuar atë duke i thënë thjesht një ‘Jo’. Përgjigja e saj e ka lënë pa fjalë fansin.