Nga Shqipëria / E Martë 13 Nëntor 2018, 14:02

'Në vend të Adelës', Arbana Osmani mbushet me lot gjatë prezantimit të koncertit

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur një koncert humanitar në emër të ish banores së "Big Brother" dhe gazetares së njohur Adela Xhemani. Në këtë koncert kanë qenë të pranishëm shumë emra të njohur të skenës dhe është prezantuar nga moderatorja e njohur Arbana Osmani.

Arbana ka qenë shumë  prekur dhe ka luftuar me lotët teksa ka qenë duke prezantuar këtë koncert dhe këtë gjë e ka treguar nëpërmjet një postimi në Instagram.

"Duke luftuar me lotet sonte gjate prezantimit te koncertit Ne vend te Adeles", ka shkruar Arbana. Kujtojmë që të arhdurat e fituara nga biletat do të shkojnë për një bursë të plotë shkollore, për një vajzë që nuk ka mundësi ekonomike.