Sherri mes Noizyt dhe Encës ka qenë një nga ngjarjet më të diskutuara muajt e fundit në media. E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin "NIN", këngëtarja ka treguar për herë të parë arsyen e sherrit dhe ka folur më shumë për marrëdhënien e tyre pas konfliktit.

Siç dihet ata e kanë ofenduar shpesh njëri tjetrin në postime të ndryshme në ‘Instagram’. Më e fundit ka qenë kur Enca publikoi këngën “Kujt po i han” ku Noizy e krahasoi atë me një lopë që këndon.

Mirëpo pavarësisht kësaj, Enca ka rrëfyer se kur ata janë takuar rastësisht në aeroport janë përqafuar me njëri-tjetrin.

"Kemi shkëmbyer disa fjalë, madje dhe një përqafim. Kjo ishte për mua për t'i vënë kapakun kësaj. Unë nuk të kam armik, nuk të urrej, jemi në rregull. Ama në momentin që këto gjëra kanë vazhduar, emri im përmendet në çdo koncert, poston fotot e mia dhe flet për mua, çfarë problemi ke? Ama, 'number one chick bitch, kujt po i han?'"- e ka mbyllur Enca, duke përmendur tekstin e këngës së saj.






