Nga Shqipëria / E Martë 13 Nëntor 2018, 13:01

E bija mbush 2-vjeç, Stine i organizon festën e ëndrrave

Këngëtari i njohur Stine është padyshim një ndër këngëtarët më të njohur shqiptar, i cili me këngët e tij ka arritur që të bëhet mjaft i dashur për publikun. Siç dihet ai është baba i një vajze, e cila quhet Estia. Ditën e sotme në familjen e tyre ka festë pasi vogëlushja mbush plotë 2 vjeç.

Nëpërmjet disa videove dhe fotove në ‘Instastroy’, Stine ka treguar që së bashku me vajzën kanë shkuar për të zgjedhur tortën e ditëlindjes. “Gëzuar ditëlindjen princesha ime Estia”, – ka shkruar Stine bashkangjitur videos.

Ndërsa në një video tjetër ka treguar që për 2 vjetorin e lindjes, i ka organizuar vajzës një festë madhështore.

“Estia feston ne tërbohemi”, – ka shkruar Stine në një fotografi.