Këngëtarja Dafina Zeqiri prej disa muajsh ndodhet në Shqipëri ku dhe po promovon këngët e saj më të fundit. Ajo është komentuar gjatë në media sidomos kohët e fundit pasi është përfolur se ajo është bërë pjesë e labelit të njohur OTR.

Shumë e ndjekur në Instagram,Dafina publikon vazhdimisht foto dhe video nga e përditshmja e saj. Së fundmi ajo ka habitur fansat teksa ka propozuar për martesë aktorin e njohur amerikan.

Dafina ka publikuar një foto ku tregon se ka follow aktorin Michael B Jordan dhe pranë saj ka shkruar: “A do martohesh me mua?”, duke e etiketuar aktorin seksi.





