Nga Shqipëria / E Martë 13 Nëntor 2018, 12:12

Një baba shembullor: Mozzik i blen dhuratën e parë fëmijës pak para lindjes

Loredana dhe Mozzik janë një nga çiftet më të njohura në vendin tonë që së fundmi janë komentuar gjatë nga mediat pasi është aluduar se Loredana është në pritje të një fëmije. Ndonëse ata vetë nuk e kanë pranuar, në media kanë qarkulluar foto të këngëtares me barkun e rrumbullakosur.

Madje në rrjetet sociale ata bëjnë shumë postime që kanë lidhje me fëmijën që po presin. Së fundmi Mozzik ka publikuar një foto, ku tregon dhe dhuratën e parë që ka blerë për foshnjën që shumë shpejt do të vijë në jetë.

"Familja e para", ka shkruar Mozzik përmbi foton ku  shihet një xhaketë bojëqielli me një diell dhe një ylber në pjesën e shpinës.