Mbrëmjen e djeshme në emisionin "NIN" ka qenë e ftuar këngëtarja shumë e njohur Enca e cila përveç karrierës së saj ka folur dhe ka sqaruar më në fund sherrin e bujshëm me Noizyn. Enca ka treguar se ajo nuk e konsideron si armik reperin, por ka pohuar se kurrë më nuk do të bashkëpunojë me të.

Ndërsa për përjashtimin nga grupi OTR Enca ka thënë: “Nuk jam përjashtuar, se nuk më përjashton askush prej vendit tim. Kemi pasur suksese të mëdha bashkë, jam shumë krenare për ato suksese, fotot në Instagram i kam akoma”.

Po ashtu ajo ka treguar dhe arsyen se përse kurrë nuk ka folur për këtë sherr dhe madje ka zbuluar dhe një nga e masazhet kërcënuese të reperit.

“Kisha një lidhje shoqërore dhe profesionale me atë artist, për mua ishte zhgënjim i madh. Dhe vetëm për respektin që kisha, për çfarëdo suksesi që ne kemi ndërtuar bashkë, nuk kam folur apo nuk kam thënë fjalë të këqija, se nuk kam frikë. “Në momentin që mua një person, kushdo qoftë ai, nuk më respekton dhe më hedh poshtë për asgjë, kjo tregon se ne nuk kemi qenë kurrë miq. Dhe unë nuk doja të isha më pjesë e atij grupi. Se mesazhi që mua më erdhi ishte: “Më kërko falje publikisht ose do shkruaj diçka në Instagram”. Replika ime ishte, “Hajde të takohemi, ta flasim këtë gjë nga afër”, por jo të gjithë kanë pjekurinë, inteligjencën dhe dashamirësinë time. Ndoshta në atë moment unë kuptova, jo që humba një shok, por kurrë se kam pasur një shok. Ishte diçka që u bë shumë e madhe. Thjesht harroje i thash. Në momentin që ti nuk respekton një femër, ti i tregon të gjithëve që është okej ta bësh këtë edhe kur nuk është”, u shpreh Enca.





