Nga Shqipëria / E Hënë 12 Nëntor 2018, 19:07

Një nga femrat më të bukura, por Adrona Dushi ankohet publikisht: Nuk më gjuajnë çunat

E ftuar së fundmi në emisionin "Why not" ka qenë modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi e cila prej kohësh ka lënë Shqipërinë dhe po ndjek karrierën e saj në SHBA. Ajo tashmë është beqare dhe ndonëse  të gjithë mendojmë se janë të shumtë meshkujt që e ngacmojnë në fakt Adrola ka zbuluar të kundërtën.

“Të ta prish këtë që the se mua nuk më gjuajnë fare. Mu bë djali për t’u martuar dhe them kur do më gjuajnë mua. Ka ikur koha ime fare. Për të qenë e sinqertë, nuk më ngacmojnë shumë këtu. Nuk e di më ruhen, gjë që më pëlqen te vetja ime. Kur bëhet ndonjë ngacmim që është për të qeshur, thjesht qesh e aq.”, ka thënë ajo.