Nga Shqipëria / E Hënë 12 Nëntor 2018, 19:07

E akuzojnë për operacione plastike, Adelina Tahiri jep përgjigjen thumbuese

Adelina Tahiri është një nga personazhet më të komentuara në media. Pak muaj më parë, ajo u bë nënë për herë të parë të një djali dhe ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale ku ka publikuar gjithmonë foto nga familja e saj e vogël.

Prej vitesh Adelina është cilësuar gjithmonë si një nga fermat më simpatike shqiptare, mirëpo të shumtë kanë qenë ata ndjekës që e kanë akuzuar këngëtaren për operacione plastike.

Së fundmi gjatë një videoje live në rrjetet sociale, fansat i kanë thënë që ka qenë më e bukur para se të bëhej me operacione plastike.

Por përgjigja thumbuese e Adelinës i ka dhënë fund një herë e mirë këtyre thashethemeve.

“Nuk keni faj që më akuzoni. E gjithë estrada është mbushur me operacione” – u shpreh Adelina Tahiri.