Reperi i njohur Stresi për gati një muaj ndodhet në burg për shkak se u arrestua në një hotel me një sasi kokaine dhe armë pa leje. Së bashku me të në hotel ndodhej dhe një vajzë dhe kjo gjë ngriti aludimet se ai e kishte tradhëtuar të fejuarën e tij Kejsin dhe se ata ishin ndarë.

Mirëpo një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi vetë Kejsi e ka mohuar dhe ka shprehur mbështetjen për të dashurinë e saj.

"Une jam e sigurt që ai do dalë, sepse do vërtetohet me fakte që akuzat mbi të s’janë të vërteta, ndaj nuk mendoj që kjo është një pyetje që mund të përgjigjem, por di të them që do vij ta takoj sapo të dalë. Do isha nisur që në ditën e parë, por ai s’pranon të më takojë ndërkohë që është aty", është shprehur Kejsi.

Mirëpo së fundmi ajo i ka habitur të gjithë me veprimin e saj drastik. Në profilin e saj në Instagram, ajo ka vendosur mbiemrin e Stresit duke treguar kështu se sa shumë e do bashkëshortin.






