Nga Shqipëria / E Hënë 12 Nëntor 2018, 18:06

Mbretin e Marokut e zë gjumi pranë Melania Trump, kjo video epike do t’ju shkrijë së qeshuri

Së fundmi është mbajtur një ceremoni për 100 vjetorin e  Armëpushimit të vitit 1918 në kryeqytetin francez. Në të kanë marrë pjesë më shumë se 70 udhëheqës nga e gjithë bota, ku të pranishëm ishin edhe Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Por ajo që tërhoqi gjithë vëmendjen e mediave dhe të publikut ishte një video ku Mbreti i Morakos Mbreti Mohammed VI e ka zënë gjumi në momentin që presidenti Macron ka qenë duke folur për të vrarët në luftë.

Pranë tij qëndronte bashkëshortja e Trump dhe siç ka raportuar ‘Daily Mail’ nuk dukej shumë i lumtur kur pa se Mbreti i Morocco-s nuk po i kushtonte rëndësi ceremonisë dhe po flinte krah së shoqes së tij, Melanie Trump.