Nga Shqipëria / E Hënë 12 Nëntor 2018, 18:06

‘I kam fobi njerëzit e shëmtuar', Aurela Hoxha çudit me deklaratën e fortë

Modelja e njohur Aurela Hoxha është një nga peronzhet që komentohet gjatë nga mediat për fotot dhe videot publikuara në rrjetet sociale ku ekspozon format e saj trupore. Së fundmi, ajo ka qenë e futar në emisionin Pop Culture në rubrikën Flak Fare ku ka rrëfyer më shumë për veten.

Ndër të tjera Aurela ka çuditur gjithë publikun teksa ka zbuluar se ka fobi nga njerëzit e shëmtuar.

“Realisht po. Do doja të thoja jo por i kam fobi nga njerëzit e shëmtuar. Mami ma thotë gjithmonë se kisha një lloj si frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. Mami më tregon që në klasë të parë, kishte një zotëri të shëmtuar që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën sepse kisha frikë ta shihja. Unë kam fobi njerëzit e shëmtuar”, ka treguar ajo.