Neda Karafili dhe Ogren Balluku janë një nga çiftet që pas njohjes në spektaklin Big Brother kanë vazhduar lidhjen e tyre edhe sot. Ata janë martuar dhe janë prindër të dy djemve. Jeta e tyre personale ka qenë shumë e komentuar në media dhe shumë e komentuar nga njerëzit.

Ditën e sotme Neda ka qenë e ftuar në emisionin “Trokit”, ku ka diskutuar për streset që përjeton një grua pas lindjes së fëmijës së dytë. Ajo ka habitur publikun teksa ka zbuluar se bashkëshorti i saj ka iku nga shtëpia pasi nuk ka përballuar dot situatën.

"Ndodhi nga dita e 5-6 që Zai kishte lindur. Më tha "Zemër unë të dua shumë, por kjo gjë nuk mund të vazhdojë" dhe iku u zhduk. Më la 6 orë vetëm me djalin, nuk u duk në shtëpi dhe kur ai u kthye, mua më kishte kaluar çdo gjë si me magji." - rrëfeu Neda.





