Lidhja mes reperit Stresi dhe të fejuarës së tij Kejsit ka qenë një nga më të komentuarat kohët e fundit në media. Që pas arrestimit të Stresit, Kejsi ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale ku përveç se ka shprehur mbështetje për të, i ka treguar fansave se ka hapur një blog ku do të tregojë më shumë të pathëna nga jeta e saj.

Së fundmi nëpërmjet një postimi, Kejsi ka zbuluar disa nga vështirësitë që përballet lidhja e saj me Stresin për shkak të largësisë.

Siç ka rrëfyer vetë ajo, largësia është shkaktare që shumë herë mes tyre të ketë zënka dhe keqkuptime, që për shkak të largësisë ata nuk mund ti zgjidhin.

“Më mungon gjithmonë … A duhet të them më shumë se kaq?
“Puna, shkolla, gjumi, dhe të kesh një marrëdhënie me distancë të largët, kërkon përpjekje të vazhdueshme për t’i mbajtur gjërat në rrugën e duhur … “.
“Nuk doja të të zgjoja”, e bën të mendojë “pse” dhe sjell keqkuptime të vazhdueshme.
“Një arsye e madhe për këtë është për shkak të faktit se ne jetojmë në dy vende të ndryshme, të cilat shpesh ndjehen si dy botë të ndryshme dhe duke qenë larg, i bëjnë këto dallime të duken më të mëdha”, ka shkruar Kejsi.





