Blogeri dhe gazetari i njohur Olti Curri është një ndër personazhet më të njohur dhe më të ndjekur në vendin tonë. Shumë aktiv në rrjetet sociale, Olti publikon vazhdimisht foto dhe video nga përditshmëria e tij.

Ditën e djeshme, blogeri ka treguar për të gjithë fansat se ka blerë një shtëpi të re në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë. Olti ka publikuar një video ku shihet teksa tregon ambientet e shtëpisë modern.

Në të mbizotëronte ngjyra grin dhe portokalli në mure dhe në mobilie si dhe një faqe e madhe muri e mbuluar e gjitha me disa piktura bardh e zi. Një nga mikeshat që Olti kishte ftuar ishte edhe Kryetarja e ‘LSI’ Monika Kryemadhi e cila po gatuante hasude për gazetarin.

"Hasudja më e mirë në botë për shtëpinë e re."- ka shkruar Olti në videon.






