Nga Shqipëria / E Hënë 12 Nëntor 2018, 15:03

U arratis për pushime me Getoarin, por Marina Vjollcën e gjen belaja në Zvicër

Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj Getoar Selimi kanë qenë muajt e fundit në shumë udhëtime. Pak kohë më parë ata vizituan ishujt Bahamas, Miamin dhe Kubën ku vazhdimisht publikuan foto nga vendet përrallore.

Së fundmi ata janë nisur për në Zvicër, ku dhe siç duket po i shijojnë shumë pushimet pasi kanë publikuar vazhdimisht foto ku shihet dhe atmosfera e vjeshtës.

Mirëpo siç duket moderatorja nuk do ketë mundësi që ti shijojë pushimet deri në fund, pasi i ka ndodhur gjëma. Marina ka publikuar në instastory një foto ku shihet e shtrirë në shtrat teksa i tregon ndjekësve se është shumë e sëmurë.