Çdo të hënë në televizionin Klan është spektakli shumë i njohur dhe i ndjekur "Dance with me" që prezantohet nga moderatorja Alketa Vejsiu. Mirëpo pak orë para fillimit të puntatës së sotme, prezantueses i ka ndodhur një gjë e papritur.

Ajo ndodhet ende në Itali pasi kishte humbur avionin. Në një foto që Alketa ka publikuar pak më parë në ‘Instagram’ tregon se ka humbur avionin dhe nuk e di se kush do e prezantojë emisionin e sotëm.

"Kam humbur avionin dhe s'e di si i bëhet per sonte në darkë! Kush do ta prezantoje programin?"- pyet ajo ndjekësit në foton ku ka pozuar me një mikeshë në Florence të Italisë.






