Nga Shqipëria / E Hënë 12 Nëntor 2018, 15:03

Në 7 vjetorin e saj të lindjes, Aurela Gaçe bën urimin rrënqethës për Grace

Aurela Gaçe është padyshim një nga këngëtaret më të dashura shqiptare e cila me këngët e saj ka rrëmbyer zemrat e publikut prej vitesh. Ajo është cilësuar gjithmonë si një nga këngëtaret më energjike që përcjell përherë një atmosferë energjike.

Ditën e sotme Aurela ka publikuar një foto me vajzën e saj të madhe Grace, e cila feston sot ditëlindjen. Grace sot mbush 7 vjeçe dhe Aurela i ka dedikuar asaj disa fjalë të ëmbla.

"Si sot, 7 vjet me pare të mbajta ne duar per here te parë, degjova te qarën tende si melodine më të bukur qe veshët ndonjeherë kishin degjuar....pak ore mbas lindjes tende ,ne shtrat e lodhur me zinte paksa gjumi dhe me vërtik hapja syte te shikoja se me dukej e pabesueshme qe ti ishe aty vertetë . Nuk mund ta pershkruaj sakte ndjesine, por di qe jeta ime mori tjeter kuptim qysh kur mesova se ti po rriteshe brenda meje. Uroj qe te jem prane teje ashtu sic femija meriton te kete prindin prane, ne te mire e ne te keq...uroj shume qe te jem aty per te gjitha ditelindjet e tua , te te shoh te rritesh e te me kesh krahun tend, kraharorin ku do gjesh gjithçka. Edhe sot kur te mbeshtes ne kraharor, kam te njejten ndjesi qe pata kur te mora ne duar per herë te parë . Mami, babi e motra jote e vogel, gjyshet e gjyshi e gjithe familja te duam shume. U rritsh e u befsh c'te deshiron vetem zemra jote. Grace , Hiri i Perëndisë. Emri yt ka kuptimin më të bukur, sepse je dhurata më e bukur."- ka shkruar Aurela në foton me të bijën.