Nga Shqipëria / E Hënë 12 Nëntor 2018, 14:02

Gjest heroik: Ergys Kaçe i shpëton jetën portierit grek në mes të lojës

Mbrëmjen e djeshme në ndeshjen mes Panathinaikos dhe Olimpiakos në Greqi, një nga lojtarët që është komentuar më gjatë ka qenë futbollisti i kombëtares shqiptare Ergys Kaçe. Kaçe ka shkëlqyer teksa është paraqitur mjaft në formë dhe ka shënuar një gol kundër Olimpiakos.

Mirëpo një nga momentet që është komentuar gjatë dhe nga mediat greke ka qenë gjesti heroik i Kaçes, i cili i shpëtoi jetën portierit grek. Gjatë lojës portieri i Panathinaikos është përplasur me njërin nga lojtarët dhe ka humbur ndjenjat.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i futbollistit shqiptar i cili i ka ardhur në ndihmë portierit duke e kthyer dhe duke i mbajtur gjuhën, që siç u tha për pak do kishte ikur.