Nga Shqipëria / E Hënë 12 Nëntor 2018, 13:01

'Ka dy vjet që e bën', Klea Huta zbulon vesin më të keq të Elgitit

Këngëtari Elgit Doda dhe moderatorja Klea Huta janë një nga çiftet më simpatike në showbizin shqiptar. Ata prej dy vitesh janë bashkë dhe shpesh herë publikojnë moment të ëmbla nga përditshmëria e tyre.

Së fundmi moderatorja Klea Huta ka qenë e ftuar në emisionin "Thumb" me Fatmën dhe Aulonën ku ndër të tjera ka zbuluar dhe një vesë të keq të Elgitit që ajo nuk e duron dot. Sipas Kleas, Elgitit të premton se do të bëjë diçka, por kurrë nuk e bën dhe për këtë arsye një nga projektet e tyre muzikore ende nuk ka dal.

“Gjëja që më acaron më së shumti tek Elgiti, të jep fjalën për diçka:”Po ta bëj ç’ke”. Unë i them po kur do e bësh se s’ke kohë. “Jo do ta bëj”- thotë dhe nuk e bën, bëhet fjalë për një këngë që kemi dy vjet që e kemi projektuar për ta nxjerrë. Ngaqë e ka dëgjuar për dy vjet rradhazi i është mërzitur."- ka treguar ajo.