I ftuar ditën e djeshme në "B.E Caffe" ka qenë deputeti i njohur shqiptar Nard Ndoka. Gjatë intervistës së tij aktori i humorit Bes Kallaku ka zbuluar se Ndoka ka qenë arsyeja që ai dhe bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj janë njohur.

Besi ka rrëfyer se ditën që ka njohur Xhensilën rastësisht në rrugë, arsyeja se përse ai ka dal nga shtëpia ka qenë deputeti Nard Ndoka, i cili i kishte kërkuar Besit ta shoqëronte në Vlorë.

"Sebepi që sot unë jam i martuar dhe kam familjen time është Nard Ndoka. Ai më nxori nga shtëpia atë ditë kur takova Xhensilën për herë të parë. Më mori në telefon dhe më tha: ‘Kam një rrugë për në Vlorë, do vish?’. Unë i thash ‘po’ dhe kur zbrita te Zogu i Zi, takova Xhensilën”,-ka treguar Besi.

“Të kam një nuse borxh. Kur të martohesh për herë të dytë, nusen do ta gjej unë”,-shprehet duke qeshur aktori i njohur duke shkaktuar të qeshura në publik.





