Dy muaj më parë, moderatorja e njohur Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë të një djali që e pagëzoi me emrin e veçantë Raiden. Ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka publikuar vazhdimisht foto me vogëlushin e saj.

Pak ditë më parë, Jona zgjodhi që të tregonte portretin e plotë të Raidenit. Në një foto që publikoi vogëlushi shfaqej i shtrirë mbi babin e tij Frenkli dhe binte në sy ngjashmëria e madhe që kishte me Jonën.

Mirëpo ditën e djeshme ka qenë vetë Frenkli ai që ka publikuar një foto me djalin ku të dy shihen teksa ndjekin një ndeshje futbolli. Në foton shihet edhe ambient shumë i shtëpisë së çiftit ku bie në sy arredimi super modern dhe ngjyrat e çelëta që mbizotërojnë.





