Nga Shqipëria / E Hënë 12 Nëntor 2018, 12:12

Nuse me fat: Shihni si kujdeset vjehrra për shtatzëninë e Elita Rudit

Ditën e djeshme çifti i njohur i showbizit, Elita Rudi dhe Gjiko kanë pranuar më në fund që janë në pritje të fëmijës së parë. Në këngën e re të reperit që titullohet "Distanca", Gjiko shfaqej duke mbajtur barkun e rrumbullakosur të moderatores duke pohuar kështu të gjitha lajmet që kanë qarkulluar muajt e fundit.

Që nga dita e djeshme ata kanë vendosur që të mos e fshehin më shtatzëninë dhe vjehrra e Elitës e lumtur ka publikuar më në fund disa pamje ku shfaqet duke u kujdesur për nusen e saj.

Nëna e Gjikos ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me Elitën, teksa i prek dhe përkëdhel asaj barkun e rrumbullakosur. Me siguri që ajo mezi pret të bëhet gjyshe dhe të mbajë foshnjën në krahë.