Miriam Cani është padyshim një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, e cila gjithmonë është komentuar për ëmbëlsinë dhe bukurin që e karakterizon. Siç dihet këngëtarja është treguar gjithmonë shumë e rezervuar dhe asnjëherë nuk ka eksperimentuar me veshje ekstravagante dhe të zbuluara.

Mirëpo së fundmi ajo ka çuditur të gjithë ndjekësit teksa ka publikuar një foto mjaft sensual, ku shfaqet e zhveshur. Në foton e cila është realizuar për këngën e saj të re Në parajsë, Miriami shfaqet me një kurorë në kokë dhe një tualet të lehtë teksa shihet që nuk ka asgjë të veshur në trup.

Kjo foto ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga ana e ndjekësve të cilët e kanë krahasuar Miriamin dhe me një engjëll.




