Nga Shqipëria / E Diel 11 Nëntor 2018, 19:07

I thanë se braktisi Ritën për Duan, Bebe Rexha reagon për herë të parë

Pak ditë më parë në media u shpërndan me shpejtësi disa video të dy këngëtareve me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha të cilat kërcenin nën ritmet e këngës “Mia” të Drake një vale shqiptare. Madje mbrëmjen e djeshme Bebe ka publikuar dhe një foto ku shihet pranë këngëtares së famshme.

Afrimiteti i tyre është komentuar shumë nga fansat të cilët e kanë akuzuar Beben se ka nisur miqësi me Duan duke lënë pas këngëtaren Rita Ora me të cilën pak kohë më parë kanë qenë të pandara.

Për këtë gjë ka reaguar vetë Bebe nëpërmjet disa komenteve ku ka sqaruar se i ka mikesha të të dyja këngëtaret.

“Mendoj se e le Rita Orën,” ka qenë komenti që e ka bërë Beben të japë sqarime. “Jo! Mos lloni me këtë. Rita është gjithashtu shoqja ime.