Julian Deda është padyshim një ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar. Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh herë publikon foto që shkaktojnë shumë të qeshura tek ndjekësit.

Siç dihet ai fundjavat ua dedikon dy fëmijëve të tij dhe bashkëshortes. Ditën e sotme Juli ka publikuar një foto shumë të ëmbël me gruan ku të dy shihen të kapur prej dore. Ai i ka kërkuar me humor ndihmë ndjekësve pasi bashkëshortja e tij ja mbanë dorën ashtu për 20 vjet.

“Ndihmë. Ka 20 vjet që ma mban dorën kështu e nuk ma lëshon. Ndihmë…”, – ka shkruar ai duke shkaktuar shumë të qeshura tek publiku.





