Nga Shqipëria / E Diel 11 Nëntor 2018, 18:06

'S'kanë bukë të hanë dhe shesin pordhë', Renato Mekolli sulmon personazhet shqiptar

Renato Mekolli ka qenë padyshim një ndër personazhet më të përfolur kohët e fundit në media që pas nisjes së emisionit të tij “Hell’s Kitchen”. Ditën e djeshme ai ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” ku ka folur më shumë për emisionin dhe vetën e vet.

Renato ka folur dhe për të shkuarën e tij dhe punët e ndryshme që ka bërë përpara se të bëhej kaq  famshëm  dhe madje ka bërë një deklaratë të fortë për personazhet shqiptar.

Unë kam shitur gërvisht dhe fito, kam punuar edhe si murator me babin ne Greqi por kam larë edhe pjata dhe kjo pjesa, ua ka larë pjata ua kështu ua ashtu me dukët shumë fallso tek njerëzit dhe situata e shoëbizzit shqiptar sepse bëjnë sikur kanë filluar gjithmonë nga lart. Ndërkohë ne jemi një vend kaq i varfër dhe i shikon të gjithë me veshje te bukura me rroba të mira, por ata s’kanë bukë të hanë dhe shumica shesin p*rdhë.”

I pyetur, pse shqiptarët e bëjnë këtë, Mekolli është përgjigjur:

Është presioni shoqëror, dhe nuk jemi ngopur akoma me jetën me gjithçka që na rrethon e të gjitha situatat që janë rreth nesh.”